Muhamet Agushi nga Gjilani thotë se është në kërkim të prindërve të tij biologjikë.
Teksa rrëfen historinë e tij, i riu nga Gjilani shprehet se jeta e tij ishte e errët.
“Problemi jem nis me lindjen, fëmijëria jeme nuk ka ndonjë kuptim të veçantë, e kam kuptu shumë herët punën e adoptimit, pastaj jeta ka vazhdu e errët, prindërit adoptues kanë qenë në moshë shumë te shtyer”, tha ai për Tëvë 1.
“Është errësirë totale”, rrëfen ai.
Ai thotë se nuk e di se në cilën datë ka lindur, pasi në dokumente i figurojnë tri data.