Në Kosovë ekziston një prirje e mjekëve për t’u larguar nga vendi, në kërkim të mundësive dhe një jete më të mirë, por janë shumë të rralla rastet kur dikush nga Perëndimi vendos të kthehet në vendlindje për t’i kontribuar shoqërisë.
Kirurgu gjilanas Arbër Morina, në një rrëfim për Radion Star, tregon se si vendosi të kthehet në Kosovë dhe të lë pagën e tij marramendëse në Zvicër, më tutje ai ka folur për vështirësit që kishte në shtetin ‘Helvetik’.
Pas kthimit të tij në Kosovë, në Spitalin Regjional të Gjilanit, në repartin e kirurgjis në muajt e fundit janë kryer shumë operime, Morina ka thënë se ai është shumë i kënaqur që po mund të jap kontributin e tij për të përmisuar gjendjen në shëndetësi.
Kirurgu Arbër Morina, ka edhe një mesazh për të gjithë të rinjët e Kosovës, të cilët dëshirojnë të lëshojnë vendin, gjatë intervistës ka thënë se nuk ka me Kosovën, më mirë se në vendin tonë nuk ka.
Video: