Pas shtrimit të trotuarit dhe asfaltit, tani në “ Rrugën e Ferizajit “, është vendosur edhe ndriçimi.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, përmes një postimi ka bërë publike disa fotografi nga ndriçimit publik përgjatë rrugës kryesore në drejtim të Ferizajit.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ndër tjerash potencoi se Komuna e Gjilanit, mbetet e angazhuar të realizoj projekte të shumta.
Ja postimi i plotë:
Pas sa e sa vitesh, më në fund kompletohet ndriqimi publik ne rrugen e Ferizajit. Tashme nga qendra e deri ne Livoqin e ulë mund te hecet pa ndonje rrezik dit e nat, trotuari, ndriqimi në nivelin me te larte.