Këto shifra flasin për vitin shkollor 2018/19. Në vitin 2017/18 ishin rreth 2000 nxënës braktisës
Rreth 60 nxënës brenda një gjimnazi në Malishevë nuk janë kthyer në bankat e shkollës në gjysmëvjetorin e dytë.
Por ata nuk janë të vetmit që vendosën ta braktisin shkollën.
Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, Sivjet në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2018-2019 te të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, 996 nxënës kanë ndërprerë shkollimin, raporton T7.
Por ky s’është viti i vetëm që shkollat u braktisën nga nxënësit, të cilët zgjodhën të mos e përfundojnë shkollën fillore apo atë të mesme.
Shifra të larta ka edhe në periudhën 2017/2018.
Por sipas të dhënave të ministrisë, nga viti në vit, numri i fëmijëve që ndërpresin shkollimin është në rënie.
Janë meshkujt ata që dominojnë në braktisjen e shkollimit.
MASHT’i në kuadër të këtij fenomeni, nuk i përfshin fëmijët që largohen nëpër shtete të tjera, pasi që konsiderojnë që ata vazhdojnë shkollimin.
Sociologu, Ferdi Kamberi tregon arsyet pse ky numër i braktisjeve vazhdon të qëndrojë i lartë.
Sipas tij duhet veprim konkret nga Ministria e Arsimit e edhe në nivel lokal.
Sipas të dhënave, braktijsen më të madhe e ka Peja, pastaj Gjakova, Fushë Kosova e Prizreni.