Në përputhje me ligjin për të huajt, në periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2023, Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë ka dhënë gjithsej 172.499 leje qëndrimi dhe pune.
Nga këto leje numri më i madh është në aktivitete të ndërtimtarisë, turizmit, industrisë, trafikut e komunikacionit dhe tregtisë.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të qëndrimit dhe të punës të lëshuara, 112.981 leje janë dhënë për punësime të reja, 40.660 për zgjatjen e lejeve, dhe 18.858 për punëtorët sezonalë, shumica e të cilëve në turizëm (16.882).
Nga ky numër i lejeve, mbi 38 mijë prej tyre janë dhënë për qytetarët nga Bosnja.
Rreth 10 mijë qytetarë të Kosovës kanë përfituar leje qëndrimi dhe pune në Kroaci gjatë vitit të kaluar.
Derisa nga vendet e Ballkanit, më së paku leje pune në Kroaci kanë përfituar qytetarët e Shqipërisë me rreth 4,200 leje./TRT Balkan