By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Rreth 1,400 punëtorë “pa letra” aplikojnë për kompensim të pagave
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Rreth 1,400 punëtorë “pa letra” aplikojnë për kompensim të pagave

Përditësimi i fundit: April 17, 2020 3:23 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 1,400 punëtorë që kanë punuar pa kontrata të punës në kompani të ndryshme private në Kosovë, kanë parashtruar kërkesa për regjistrim në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), në mënyrë që të përfitojnë nga një pako emergjente e Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -

Përmes kësaj pakoje, të miratuar për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit, qeveria ka mundësuar që punëtorët “pa letra” të nënshkruajnë marrëveshje me punëdhënësin së paku një vit, në mënyrë që të përfitojnë nga 130 euro për muajt prill dhe maj.

Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë, Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh, e cila duhet të zbatohet nga ATK-ja.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, tha për Radion Evropa e Lirë se bizneset dhe punëtorët mund të parashtrojnë kërkesa deri më 15 maj.

“Kanë aplikuar rreth 1,400 punëtorë, të cilët janë të seleksionuar në kategorinë C, që nënkupton se kanë lidhur marrëveshje me pronarin pas datës 1 mars dhe të cilët do të marrin nga 130 euro në muaj”, tha Murtezaj.

Pronarët e kompanive po lidhin kontrata me anëtarë të familjes?!
Por, përfaqësues të punëtorëve dyshojnë se bizneset po e keqpërdorin këtë mundësi, pasi, sipas tyre, pronarët po nënshkruajnë kontrata me anëtarët e familjeve të tyre.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, që funksionon në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se pronarët po përfitojnë në mënyrë individuale.

“BSPK-ja në terren ka vërejtur se pronarët fillimisht po e plotësojnë listën me anëtarët e rrethit familjar, e më pas, nëse mbetet hapësirë për punëtorë… Kompanitë nuk e kanë qëllim që t’i legalizojnë punëtorët. Edhe në këtë rast, kompanitë qëllimin e kanë që të përfitojnë në mënyrë individuale”, tha Azemi.

Sipas BSPK-së, në tregun e punës llogaritet të jenë mbi 150 mijë punëtorë pa kontrata. Kjo sindikatë vazhdimisht ka shprehur shqetësimin se, përveç mungesës së kontratave, në sektorin privat punëtorët punojnë me orar të zgjatur, me vetëm një ditë pushim gjatë javës dhe pa pushim vjetor.

Keqpërdoruesit e pakos do të ndëshkohen
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se deri më tani nuk kanë informacione për keqpërdorime, por nëse evidentohen të tillat pas verifikimit të listave, pronarët do të ndëshkohen konform ligjeve në fuqi.

“Ne kemi një sistem shumë funksional brenda ATK-së dhe kemi mundësi që të masim apo të bëjmë krahasimin e këtyre të dhënave. Në rast se konfirmohet se ka keqpërdorime të tilla, duke paraqitur anëtarë të familjes, që në realitet nuk janë të punësuar në kompani, atëherë do të ndërmerren masa juridike në përputhje me ligjin”, siguroi Murtezaj.

Nga data 11 prill, kur ka filluar aplikimi në sistemin elektronik për përfitime nga pakoja fiskale, e deri më sot, në ATK kërkesa për kompensim kanë paraqitur gjithsej 6,096 biznese. Nga to, për kompensim të pagave për punëtorët janë 4,917 biznese, me rreth 29 mijë punëtorë. Në këtë shifër hyjnë edhe punëtorët e rinj. Kurse për kompensim të qirasë janë paraqitur 1,179 kërkesa.

Numri i përgjithshëm i punëtorëve me kontrata, e që kanë kërkuar kompensim, është rreth 29 mijë./rel/

Heroi im!
Melihate Tërmkolli thotë se Lumir Abdixhiku po bën përpjekje për ta “zhdukur”
Osmani e Begaj në Vatikan, bashkë me Kardinalin Ernest Simoni dhe prijësit fetarë shqiptarë bëjnë homazhe për Papa Françeskun
Kim Mehmeti: Albin Kurti, shansi i fundit i shqiptarëve për të ndërtuar shtet
“Loja ka ndërruar”- Çka thanë Lajçak dhe O’Brien dje në Forumin e Dubrovnikut
Artikulli i mëparshëm Haziri: Gjilani është në front të përbashkët e pa dallime politike kundër pandemisë
Artikulli tjetër 11 pacientë në gjendje kritike në Infektivë, mes tyre edhe një shtatzënë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.