Në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe këtë vit ka hapur dyert për bashkatdhetarët të cilët gjenden për pushime në Kosovë.
Sot, në ditën e parë të këtij aktiviteti rreth 170 bashkatdhetarë vizituan institucionin më të lartë përfaqësues, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të tij.
Gjatë qëndrimit në hapësirat e Kuvendit bashkatdhetarët u pritën nga deputetë dhe zyrtarë të administratës.
Dyert e Kuvendit do të jenë të hapura edhe të martën, më 25 korrik, nga ora 8:00 – 16:00.