Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi në një intervistë ka treguar që deri më tani rreth 180 pacientë marrin kimioterapi në këtë klinikë.
Tutje ai tha që 70 deri 80 pacientë janë në rrezatim në shërbim të radio terapisë.
“Viti 2020 ka qenë vit që kemi qenë relativisht mirë të furnizuar sidomos ka qenë mirë fundi i vitit të kaluar kur ne kemi pasur gati 88% të ilaçeve dhe kjo ka bërë që klinika jonë ti ofrojë të gjitha këto shërbime në dispozicion. Numri i pacientëve që marrin shërbime tek ne varion , janë diku 150 deri 180 pacientë në shërbimin e kimioterapisë dhe së paku 70-80 pacientë që rrezatohen në shërbimin e radio terapisë”, tha Kurtishi. Mes tjerash ai potencoi që sfida me ilaçe dhe ofrimin e shërbimeve ka qenë problematike sidomos gjatë pandemisë, por që janë munduar të menaxhojnë këtë situatë dhe ta përballojnë.
“Ka qenë shumë problematike dhe sfida ka qenë shumë e madhe, por ne kemi qenë relativisht mirë të furnizuar me ilaçe, dhe ju kemi ofruar shërbimet tona, me kimioterapi dhe nuk janë ndalur. Ndoshta kemi organizuar ndonjëherë dhe ciklet ose mënyrën e dhënies së ilaçeve kur ka pasur mundësi të kalohet në ndonjë formë tabletave ose ndoshta ndonjëherë i kemi shtyre për disa ditë mënyrë që pacienti ta merr veten ose të zbuten edhe masat edhe rreziku nga infeksioni, ose mundësia e kontaktit me virus dhe deri tash i kemi përballuar mirë, kemi vazhduar të i përballojmë kësaj gjendje mirë dhe shpresojmë që sa më shpejtë që ky infeksion të ulet”, theksoi ai .
Si përfundim ai tha që ka pasur një përqindje më të vogël të pacientëve në vitin 2020, krahasim me vitin 2019, por që kjo ka qenë si rezultat i pandemisë pasi në fund të vitit 2020 është shtuar fluksi tyre.
“Këtë vit do kemi prapë edhe një furnizim stabil, të mirë të qëndrueshëm si vitin e kaluar dhe të kemi më pak pacientë, se realisht ne vitin 2020 e kemi përmbyllur me 20% më pak pacientë të identifikuar krahasim me vitin 2019 dhe kjo është rezultat i pandemisë, jo se kanceri nuk është në mesin tonë por janë vonuar procedurat në diagnostifikim të sëmundjeve malinje për arsye të pandemisë, dhe pastaj fundi vitit 2020 kemi pasur një fluks më të lartë”, përfundoi ai.