Një mijë e 924 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Policia e Kosovës, transmeton Reporteri.net.
Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 21 aksidente me të lënduar dhe 26 me dëme materiale.
Në 24 orët e fundit janë arrestuar nëntë persona dhe pesë janë dërguar në mbajtje.