Rreth 42 mijë qytetarë nga diaspora deri më tani kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ministria ka bërë të ditur se periudha e regjistrimit ka nisur më 26 nëntor, duke i dhënë mundësi qytetarëve jashtë vendit të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në votime.
Regjistrimi mund të bëhet online ose përmes postës, duke dërguar formularin në kutinë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Afati përfundon pas tri ditësh./teve1.info/










