Në kuadër të Kamenica Summer Fest është mbajtur turniri tradicional i shahut, i cili mblodhi rreth 60 shahistë nga vende të ndryshme si dhe diaspora.
Ky aktivitet sportiv vazhdon të mbajë gjallë traditën dhe pasionin për lojën e shahut në Komunën e Kamenicës.
Pas një gare të fortë dhe koncentruese u shpallën edhe fituesit e turnirit:
Fituesit kryesorë:
Vendi i parë – Muhamet Asllani
Vendi i dytë – Nderim Saraçi
Vendi i tretë – Alban Krasniqi
Çmime të veçanta u ndanë për këta shahistë të dalluar:
Shahistja më e mirë nën 18 vjeç (U18): Jona Reçica
Shahisti më i mirë mbi 65 vjeç (S65+): Remzi Osmani
Shahisti më i dalluar nga Kamenica: Mevlud Kryeziu
Shahisti më i mirë nga diaspora: Murtez Ondozi