Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë vizitës që sot ka bërë në komunën e Gjilanit ka vizituar edhe kompaninë “Konsoni”.
Pronari i kësaj kompanie Agim Sahiti tha se 80 përqind e prodhimit të produkteve të pulës në tregun e Kosovës është nga Brazili.
Ai kërkoi nga kryeministri Haradinaj që të ketë kontrolle më të ashpra në importin e tyre në Kosovë, pasi sipas tij nuk mundet aq lehtë Brazili të depërtojë në Kosovë duke pasur parasysh që është shumë larg dhe transporti është i shtrenjtë.
Pronari i “Konson-it” iu ka bërë thirrje të gjithë prodhuesve vendor që të ndihmojnë njëri- tjetrin dhe mos të furnizohen nga jashtë.
Në anën tjetër kryeministri Haradinaj pati fjalë të mira për kompaninë”Konsoni” ku sipas tij produktet e kësaj kompanie janë të garantuara.