Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe përvetësim të figurës së Presidentit historik Ibrahim Rugova, të cilin dikur e kishte fyer dhe quajtur “kolaboracionist”.
Albin Kurti sot flet në emër të Ibrahim Rugovës, ndërsa dikur e quante “kolaboracionist”.
Kjo është hipokrizi e pastër politike. Nuk mund ta fyesh Rugovën për vite dhe sot ta përdorësh emrin e tij për hallin tënd politik.
Presidenti Rugova dhe LDK-ja përfaqësojnë urtësi, maturi dhe orientim perëndimor, gjithçka që Kurti e ka luftuar. Ta përvetësosh Rugovën pasi e ke sharë, është fyerje për familjen Rugova, historinë dhe qytetarët.

