Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e fajësuar atë për izolimin ndërkombëtar dhe përkeqësimin e gjendjes ekonomike në vend.
Në një postim në facebook, Krasniqi ka deklaruar se Kosova ka vuajtur nga qeverisja aktuale, duke theksuar se miliona euro investime janë bllokuar si pasojë e sanksioneve të Bashkimit Evropian.
“Është koha për një qeverisje që dëgjon qytetarët, bashkëpunon ngushtë me aleatët ndërkombëtarë dhe e ka prioritet zhvillimin ekonomik,” ka shkruar Krasniqi.
Sipas saj, data 28 dhjetor do të shënojë fundin e kësaj gjendjeje, ndërsa Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka cilësuar si shpresën dhe zgjidhjen për ta nxjerrë vendin nga kriza.

