Qendra e skijimit në Brezovicë po vazhdon të jetë e mbyllur.
Kjo qendër fillimisht ishte mbyllur për skijim për dy ditë duke filluar nga dita e shtunë, ndërsa sot është bërë e ditur se ende nuk është liruar për qarkullim.
Rreziqet nga orteqet janë prezente me gjashtë orteqe rreth pistës së skijimit në Brezovicë.
Dy ditë më parë si pasojë e një orteku bore në Brezovicë humbi jetën zëvendësministri i diasporës, Arian Daci, përderisa miku Ardian Bakalli u lëndua.