Është sulmuar fizikisht një zyrta policor në Komunën e Gjilanit, të mërkuren rreth orës 10:00.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Gjilan 03.04.2024-10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton PK.