Kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, njofton se nga 1 qershori 2024 pagat e punëtorëve puntorët teknik të sektorit privat në QKUK, do të jenë me rritje për 100 euro më shumë, pra gjithsej 402 euro.
Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se deri te ky rezultat erdhën pas shumë negociatave, protestave, grevave me punëtorët teknikë të sektorit privat QKUK dhe pas shumë përplasjeve e shtyrjeve.
“Në këtë rritje duhet përmendur edhe ministrin Arben Vitia, i cili me kontributin e tij bëri që 326 punëtorë t’i gëzohen kësaj rritjeje. Ne dimë edhe të lavdërojmë kur e bëjnë punën mirë ministrat. Së shpejti edhe punëtorët e sigurimit fizik do ta kenë po këtë rritje. Ne pas 6 muajsh do të kërkojmë që edhe kjo pagë të rritet gjithherë konform ligjeve në fuqi. Kur jemi unikë arrihet gjithçka që lejon ligji”, shkroi tutje Azemi.