Çmimet e importit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023 në Kosovë janë rritur për 3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i përgjithshëm i çmimeve në tremujorin e tretë në Kosovë u rrit për 0,6 për qind krahasuar me tremujorin e dytë.
Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: letra dhe artikujt e saj për 17,9%, lëkura dhe artikujt e saj me 17,1%, produktet bimore 16,8%, tekstili dhe artikujt e tekstilit 16,1%, instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 12,1%, mjetet e transportit me 9,5% etj.
“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e tretë (TM3) 2023, viti bazë 2010=100. Çmimet e importit më të larta në TM3 2023 sesa në TM3 2022 Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 0,6% në TM3 2023, krahasuar me TM2 2023. Ndërkaq, krahasuar TM3 2023 me TM3 2022 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 3,0%. Çmimet e importit në Kosovë patën një ngritje në një mesatare prej 0,6% në TM3 2023, krahasuar me TM2 2023. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: këpucët (6,2%); produktet minerale (3,1%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (2,5%) etj. Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-3,9%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (-3,3%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (-2,3%); lëkura dhe artikujt e saj (-1,5%); mjetet e transportit (-0,9%) etj. Tremujori i tretë 2023 / Tremujori i tretë 2022 3,0%. Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 3,0% në TM3 2023, krahasuar me TM3 2022. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: letra dhe artikujt e saj (17,9%); lëkura dhe artikujt e saj (17,1%); produktet bimore (16,8%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (16,1%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (12,1%); mjetet e transportit (9,5%) etj. Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-15,6 %); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-8,7%); produktet minerale (-6,0%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-5,1%); si dhe druri dhe artikujt e tij (-1,5%)”, thuhet në njofitmine ASK-së.