Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e saj, duke bërë të ditur kështu se pritjet për të dalë nga Kosova janë rritur.
Në pikën kufitare në Merdarë po pritet mbi 3 orë për të dalë nga Kosova, derisa te Dheu i Bardhë shënohen pritjet deri në 180 minuta.
Mbi 2 orë shënohen pritjet edhe në Jarinje, ndërsa në Muçibabë deri në gjysmë ore