Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se janë shqiptuar 473 tiketa në bazë të Ligjit për mbrojtje nga COVID-19.
Në krahasim me raportin 24-orësh të ditës së kaluar, vërehet rritje e numrit të tiketave të shqiptuara kundër atyre që shkelin rregullat anti-COVID.
Dje bëhet e ditur se janë shqiptuar vetëm 353 tiketa.
Kjo rritje e dënimeve vjen si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve ditëve të fundit me variantin e ri, Omicron.