Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 49 pacientë, 7 më shumë se që ishin ditën e djeshme.
Sipas SHSKUK’së, 13 pacientë janë me oksigjenoterapi ndërsa 2 janë në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive.
16 pacientë të shtrirë janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 28 të tjerë janë post-covid.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë