Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është shtuar ndjeshëm rritja e rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë e rrjedhimisht edhe rastet aktive me këtë virus.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 52 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 250 numrin e rasteve aktive me këtë virus.
Duke e parë këtë rritje të rasteve dhe duke e parë interesimin e ulët të qytetarëve për t’u vaksinuar, ky dikaster ka bërë përsëri thirrje te qytetarët që të mos ngurrojnë por të vaksinohen kundër COVID-19.
Njoftimi i plotë i MSH-së, pa ndërhyrje:
26 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 267 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384.
Në total numri i rasteve aktive është 250.
Vaksinohu!