Vet faktori njeri dhe mosefikasiteti i institucioneve në monitorimin te kontrollet teknike që iu bëhet veturave, po konsiderohen nga qytetarët si dy shkaktarët kryesor për aksidentet e shumta që po ndodhin në Kosovë. Ndërkaq nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në krahasim me periudhën e njëjtë janar-shkurt të vitit të kaluar ka rritje të aksidenteve fatale që kanë pësuar me humbje të jetës, nga 11 të vdekur vitin që lëmë pas në 14 këtë vit.
Kurse, aksidenti i të enjtes në Gjilan, ka qenë një ndër aksidentet më të rënda, ku si pasojë e mos frenimit të një kamioni, vdiq një person dhe 26 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Një aksident me vdekje ka ndodhur edhe dje në Podujevë.
Për gjitha këto aksidente qytetarët mendojnë se faktori kryesor është pakujdesi i vozitësve, raporton kp.
Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim i kanë thënë KosovaPress-it se shkaktarët e këtyre aksidenteve janë tejkalimi i shpejtësisë, kyçja e pasigurt në rrugë, mos mbajtja e distancës dhe manovrimi i pasigurt me automjet.
Sipas të dhënave të Policisë, në periudhën janar-shkurt të këtij viti nga gjithsesi 12 aksidente fatale, 14 persona kanë mbetur të vdekur. Ndërsa, bëhet e ditur se janë bërë 669 aksidente me lëndime, kurse 1310 me dëme materiale.
E në total shihen të jetë rreth 15741 aksidente gjatë kësaj periudhe.
Ky fillim vit shihet të ketë rritje të aksidenteve fatale, pasi në krahasim me vitin e kaluar të së njëjtës periudhë nga 8 aksidente fatale kanë vdekur 11 persona.