By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Rritet presioni i Turqisë ndaj Kosovës, vjen lista me emrat e bizneseve “gyleniste” që duhen “dëbuar”
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Rritet presioni i Turqisë ndaj Kosovës, vjen lista me emrat e bizneseve “gyleniste” që duhen “dëbuar”

Përditësimi i fundit: March 12, 2019 7:28 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Turqia po vazhdon presionin mbi autoritetet e Kosovës për mbylljen e bizneseve por edhe deportimin e shtetasve turq nga Kosova, e që sipas tyre, ndërlidhen me rrymën e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ardhur një letër me një kërkesë të tillë.

- Advertisement -

Shteti i Kosovës është mes “dy zjarreve”. Derisa ambasadat e shteteve të fuqishme dhe aleate të Kosovës [SHBA, Britani, Gjermani] po kërkojnë përgjegjësi institucionale për deportimin e gjashtë shtetasve turq, vitin e kaluar, në institucionet e Kosovës ka arritur një letër tjetër nga Turqia.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ardhur letra me kërkesën që bizneset turke, të cilat përkrahin rrymën ‘gyleniste’ të dëbohen nga Kosova. E, shtetasit turq të deportohen në Turqi.

RTV Dukagjini mëson se përmes kësaj letre është dorëzuar edhe lista e bizneseve që në vendin tonë, e që kërkohet të mbyllen për lidhje me rrjetin e klerikut mysliman që jeton në SHBA, Fetullah Gylen.

Gjithashtu, precizohet në këtë letër, se depërtimi i shtetasve turq, duhet të bëhet në koordinim me Agjencinë e Inteligjencës së Turqisë (MIT).

Njoftohet se e njëjta letër i është dërguar edhe 22 shteteve të tjera, e që sipas tyre, kjo kërkesë po respektohet.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, figurojnë rreth 700 biznese turke në Kosovë, që operojnë në fusha të ndryshme.

Ndryshe, pas depërtimit të shtetasve turq, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kishte paralajmëruar aksioni të reja.

“Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës”, kishte deklaruar Presidenti i Turqisë në atë kohë.

Edhe homologu i Erdoganit, Hashim Thaçi pati deklaruar se kushdo që është terrorist për Turqinë do të cilësohet i tillë edhe për Kosovës./RTV Dukagjini/

PDK-ja e quan hakmarrje shkarkimin e Qalajt, e lidh me arrestimin e Haki Rugovës
Greqia jugore mbulohet nga pluhuri saharian
Haziri viziton shkollën e Dobërçanit, zotohet për mbështetje të vazhdueshme në infrastrukturë
Në Bruksel, ministrja Haxhiu takoi Komisionerin për Drejtësi, Didier Reynders
Largimi i Listës Serbe, paralizon Qeverinë Hoti
Artikulli i mëparshëm Mogherini vazhdon presionin: Të hiqet së pari taksa, pastaj vazhdon dialogu
Artikulli tjetër FDK paralajmëron: Gjobë ose burgim për ata që keqtrajtojnë kafshët

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.