Çmimet e derivateve vazhdojnë të rriten çdo ditë e më shumë në Kosovë.
Sot një litër naftë në një nga pompat e derivateve në Prishtinë shitet për 1 euro e 73 cent, duke shënuar kështu çmim rekord.
Çmimet e derivateve janë rritur ndjeshëm pas luftës në Ukrainë.
Përkundër uljes së çmimeve në bursën ndërkombëtare, ajo në shumicën e rasteve nuk reflekton edhe në Kosovë.
Partitë opozitare i kanë kërkuar kryeministrit Kurti heqjen e akcizës për naftë për së paku disa muaj.
Në Shqipëri është protestuar kundër rritjes së çmimeve e veçanërisht të naftës, ndërsa në Maqedoninë e Veriut këto çmime janë dukshëm më të lira.