Përpos rritjes së çmimit të faturës në energji elektrike, qytetarët e Kosovës po përballen me rritje enorme të çmimeve në secilin produkt.
Ajo çfarë ishte tejet shqetësuese ishte rritja e çmimit të vajit brenda ditës në një masë të jashtëzakonshme.
E siç duket si shkak i kësaj situate të krijuar, kryeministri i vendit, Albin Kurti vendosi që sot të vizitojë pikërisht fabrikën “Floil” në Gjilan e cila bënë prodhimin e vajit.