Sipas Agjencisë së Statistikave vetëm gjatë muajit dhjetor çmimet e produkteve bazë, mishi, qumështi, perimet e lëndët djegëse janë rritur për 6.7%.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, tha se në këto raste ndërhyrja minimale e shtetit do ishte e domosdoshme.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se shporta e qytetarit është shumë e shtrenjtë dhe në këtë drejtim duhet që të punohet më tepër në minimizimin e varfërisë.
Vetëm gjatë vitit 2021 janë importuar me tepër se 4 miliardë e 700 milionë euro mallra.