Si deputete, me këmbëngulje kërkoj që koeficienti i pagës për arsimtarët e nivelit fillor, të paktën të bëhet 2.5, ndërsa për mësimdhënësit e nivelit të mesëm 3.0. Nuk duhet të detyrohet SBASHK-u të thërret në greva, të pengohet procesi mësimor dhe të dëmtohen nxënësit.
Kur Qeveria ia ka rritur vetes pagën maksimalisht, ka krijuar legjitimitetin e kujtdo të kërkojë rritjen e pagës, pavarësisht buxhetit tonë të varfër. Qeveria ka fajin kryesor dhe pasojat edhe për greva i bartë vetë ajo. Po ashtu, kontributi i shërbyesve civilë duhet të vlerësohet dhe të rritet gjithsesi edhe koeficienti i tyre. Shërbyesit civilë kanë një orar fiks, një zyre pune dhe një përgjegjësi të madhe, si dhe nuk kanë mundësi tjetër pune, duke qenë përjetësisht gati se në punën e njëjtë.
Prandaj, koeficienti i pagës së mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë do të insistoj që të rritet domosdoshmërisht. E vlerësoj lart punën dhe profesionin e tyre me aq shumë përgjegjësi!