Rritja e pagës minimale në Kosovë në 350 euro pritet të sjellë një sërë ndryshimesh në strukturën e pagave në sektorin publik.
Sipas Burim Berishës, kjo rritje do të rezultojë në një përmirësim të pagave prej 50 deri në 100 euro, duke nisur nga muaji tetor. Megjithatë, niveli aktual i koeficientit dhe strukturat ekzistuese të pagave në sektorin publik kanë krijuar një disbalancë, ku disa paga të ulëta nuk përmbushin këtë standard të ri.
Shkrimi i plotë:
“Rritja e pagës minimale në 350 euro do të ndikojë në rritjen edhe të pagave në sektorin publik prej 50 deri 100 euro më së largu nga muaji Tetor”
Nëse niveli i koeficientit më të ulët në Kosovë është 2 dhe më i larti 18, dhe vlera aktuale e koeficientit është 110 euro, atëherë paga për pozitat më të ulëta me nivelin e koeficient 2 x 110 = 220 euro, që është më e ulët se paga minimale prej 350 euro dhe deri 250 e pagës pa bazë tatimore. Ky është një problem i cili do të kërkonte rregullim sipas ligjit.
Për të siguruar që asnjë pagë në sektorin publik të mos jetë nën pagën minimale prej 350 euro, qeveria ka disa mundësi kryesore:
1. Rritja e vlerës së koeficientit bazë: Qeveria mund të rrisë vlerën e koeficientit nga 110 euro në një nivel që siguron se edhe pozitat me koeficientin më të ulët (2) do të përmbushin pragun e pagës minimale. Për të arritur këtë, vlera e koeficientit mund të rritet në 175 euro, duke përfëshi edhe nivelin e inflacionit pasi:
175 x 2 = 350 euro, që do të përputhej me pagën minimale.
2. Rishikimi i niveleve të koeficienteve: Alternativa tjetër është që të rritet koeficienti më i ulët nga 2 në një nivel që siguron një pagë të barabartë ose më të lartë se paga minimale, ndërkohë që vlera e koeficientit mund të mbetet 110 euro. Për shembull, nëse koeficienti më i ulët do të ishte 3.2, atëherë:
110 x 3.2 = 352 euro, që është mbi pagën minimale prej 350 euro.
3. Rritja e koficientit bazë në vlerën e pagës bazë të pa tatushme prej 110 në 125 euro
125 X 2 = 250
4. Ose mund të mirret një koeficient mesatar nga kjo që e kemi prej 110 dhe asaj të mundëshme prej 175(350/2) dhe të kemi mesin prej 142.5 euro për vlerë të koeficientit.
Këto ndryshime janë të nevojshme për të siguruar pajtueshmëri me ligjin për pagën minimale dhe për të shmangur diskriminimin në pagë në sektorin publik.