Qeveria e Kosovës ka marr vendim që paga minimale në Kosovë të jetë 350 euro. Ky vendim për ish-kryeministrin dhe kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj është “poshtërim” ndaj qytetarit, shkruan Insajderi.
Haradinaj shkruan në në Facebook se Qeveria Kurti këtë vendim e ka marrë “në kuadër të një fushate për zgjedhje”, duke shtuar se ajo gjithmonë në prag të zgjedhjeve del me mashtrime.
Ai thotë se paga minimale në Kosovë duhet të jetë 450 euro, e me qeverinë e re thotë se duhet të jetë të paktën 500 euro.
“Paga minimale qysh sot duhet të jetë 450 euro, e që në ditën e parë të qeverisë së re, më së paku 500 euro, natyrisht duke shënuar rritje të përvitshme, në bazë të rritjes ekonomike e inflacionit dhe në këtë pagë minimale duhet të përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve. Vendet e rajonit, qysh moti e kanë kaluar pragun e pagës minimale prej 500 eurosh, ndërsa ky kryeministër, jo vetëm që është vonuar me rritje pagash për katër vjet, por edhe sot pagën minimale e konsideron ndihmë sociale”, ka thënë Haradinaj.