Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka mbajtur një takim me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn, përfaqësues të IKShPK-së dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim është përsëritur domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
“Sot kam mbajtur takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe me përfaqësues të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, për të vlerësuar situatën epidemiologjike me COVID-19 në vend, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit.
Në këtë takim është përsëritur domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, ka shkruar Hoti në Facebook.