Ditët e fundit në Kosovë si edhe në vendet e rajonit dhe Europës, rastet e reja me koronavirusi kanë filluar të rritën në mënyrë drastike, vetëm dje dhe sot në vendin tonë janë shënuar gjithsej 932 raste.
Vetëm gjatë ditës së djeshme në vendin tonë janë shënuar gjithsej 418 raste pozitive, ndërsa sot 514 të infektuar të tjerë, çfarë ka bërë që Instituicionët e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, të dërrmuar veprime të menjëhershme, duke kufizuar shërbimet në bare dhe restorante deri në orën 21:00 dhe disa masa të tjera parandalues ndaj Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar sot pas atakimit për vlërsimin e situatës epidemiologjike, se nga ora 21 e deri në ora 5 të mëngjesit do ndalohen veprimtaria e restoranteve, kafiterive, qendrave tregtare.
“Të gjitha qendrave tregtare do ju ndalohen veprimtaria e punës nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari të gastrinomisë si restorantet dhe kafiteritë do ju ndalohen puna nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, përveç shërbimeve merr me vete ose take away”, u shpreh Zemaj sot gjatë konfrencës.
Gjithashtu ligjeratat në universitetet publike dhe private të zhvillohen vetëm online.
“Është paraparë që ligjëratat për universitetet publike dhe private të zhvillohen vetëm online, provimet, punimet dhe praktikat vetëm sipas rekomandimeve të IKSHP’së”, tha Zemaj.
Gjatë ditës së djeshme në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Prizren).
Ndërsa vetëm sot në vendin tonë janë regjistruar hiq më pak se 514 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.750 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 514 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror).
Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Gjilan 32 raste, komuna Ferizaj 28 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjakovë 24 raste, komuna Prizren 23 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Deçan 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Mitrovië 6 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj.