Kapiteni i FC Dritës, Rron Broja, po kalon një moment fantastik në karrierën e tij. Në 5 ndeshjet e fundit, ai ka shënuar 4 gola, një ecuri mbresëlënëse për një lojtar që nuk njihet për shënimin e golave.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë statistikë është fakti se para këtyre 4 golave të fundit, Broja kishte realizuar vetëm 3 gola në 164 ndeshje! Ky shpërthim i papritur tregon jo vetëm punën dhe përkushtimin e tij, por edhe aftësinë për të qenë vendimtar për skuadrën në momentet kyçe.
FC Drita tashmë po përfiton nga ky formë e shkëlqyer e kapitenit, i cili me përvojën dhe lidershipin e tij, po udhëheq ekipin drejt synimeve të sezonit. A do të vazhdojë Broja me këtë ritëm edhe në ndeshjet e ardhshme? Mbetet për t’u parë!/Radio Star/