Ekipi i volejbollit të Maqedonisë është përballur me një situatë të të rrezikshme gjatë ditës së djeshme, pasi rrufeja ka goditur aeroplanin gjatë fluturimit nga Cyrihu për në Shkup.
Për shkak të kësaj, piloti vendosi të kthehej menjëherë në Cyrih ku bëri një ulje emergjente. Volejbollistet tanë po qëndrojnë në hotel dhe pritet që sot të marrin një fluturim të ri për në Shkup.
“Situatë vërtet e pabesueshme, ndërsa ne po fluturonim avioni u godit nga rrufeja dhe piloti vendosi të kthehej në Cyrih. Nuk ishte e këndshme kur dëgjuam se çfarë ndodhi, pamë një dritë të fortë në afërsi”, thotë kapiteni Nikolla Gjorgiev për mediumin Ekipa. /Reporteri.net/