Në fshatin Tërniqec, Komuna e Novobërdës, rruga që lidh këtë vendbanim me drejtimin Gjilan – Novobërdë është bllokuar, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e qytetarëve.
Banorët shprehen të shqetësuar, pasi kjo gjendje po pamundëson lëvizjen e lirë dhe po vështirëson edhe furnizimet e përditshme. Ata kërkojnë nga autoritetet komunale ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin dhe rregullimin e rrugës, në mënyrë që të mos izolohet fshati.
Situata e krijuar po shihet si urgjente dhe kërkohet reagim institucional për zgjidhje sa më të shpejtë.