Rruga e Prishtinës i ka ofruar mbështetje maksimale për zgjedhjet e 17 tetorit kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, artistja e njohur kosovare, Mika Bajrami – Haziri.
“Falëmnderit Rrugës së Prishtinës për përkrahjen e përhershme ndaj meje dhe LDK-së. Damarin kryesor të rrugës shtatë kilometërshe nga Gjilani e deri të Gllama e Bresalcit, do ta finalizojmë në vitin e ardhshëm dhe në këtë mënyrë kjo pjesë do të marrë pamje tjetër dhe do të jetë mundësi e madhe për forcimin e komunitetit të biznesit. Ju falmënderit për besim. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Në këtë takim është prezantuar edhe kandidati për asamble, Sami Ahmeti, i cili falënderoi banorët e kësaj lagjeje për përkrahjen e ofruar për të dhe Lutën.
Deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se saherë që LDK ka kërkuar mbështetje nga lagjja Rruga e Prishtinës, përkrahja ka qenë maksimale ndaj kryetarit Haziri dhe listës së partisë, duke shtuar se vota për Hazirin është votë për programet zhvillimore të Gjilanit.