Ditët me vapë, banorët e rrugës “Fadil Jakupi”, po i kalojnë pa ujë të pijes. Siç thonë ata, janë bërë më shumë se 12 orë prej që kanë mungesë të ujit.
Për këtë problem banorët e rrugës “Fadil Jakupi”, kanë thënë se janë munduar të marrin dikë në linjën telefonike nga kompania përgjegjëse, por që askush nuk është lajmruar dhe nga kompania nuk ka dhënë sqarime për këtë problem me ujë të pijës, ku nga dita e djeshme kjo rrugë është pa ujë.
Banorët janë të shqetësuar nga kjo ndëprerje e ujit, ata kërkojn nga kompania “KRU HIDROMORAVA”, të japin një sqarim dhe përgjegjësi rreth kësaj situate të krijuar nga ndërprerje të ujit.