Rruga Gjilan-Bujanoc ende nuk kanë përfunduar punimet dhe këtë po e pësojnë më së shumti qytetarët dhe bizneset përreth.
Nga gropat e hapura, shumë qytetarë kanë dëmtuar veturat e tyre. Në redaksinë e Radios Star, një qytetar ka dërguar disa foto ku tregohet se i është dëmtuar goma e veturës.
Në këtë rrugë mungojnë sinjalizimet që janë duke u zhvilluar punimet, duke rritur rrezikun për të gjithë përdoruesit e rrugës./Radio Star/