Qytetarët e Gjilanit po vazhdojnë të shohin tmerrin në rrugën Gjilan-Prishtinë. Në këtë rrugë çdo ditë ndodhin aksidente të ndryshme, ku disa prej tyre edhe me fatalitet shkruan Radio Star.
Një numër i madh i qytetarëve, ku prej tyre shumica student e punëtor, frekuntojnë këtë rrugë nga dy herë në ditë vajtje-ardhje, ndërsa për shkak të rrugës katastrofike 47 km duhet kaluar për mbi një orë, dhe me të drejtë shumë qytetarë vazhdojnë të ankohen që sëpaku të sanohet kjo rrugë që është bërë “përbindshë” i shumë automjeteve, duke marrë edhe jeta të pafajshme për neglizhencën e politikave ditore.
Qytetarët me të drejtë pyesin se a ka kryetar komuna e Gjilanit dhe a ka ndonjë Ministri të Infrastrukturës për të intervenuar në këtë rrugë. Poashtu, pyesin deputetët e Gjilanit që udhëtojnë në Prishtinë se a e shohin këtë rrugë dhe a i pengon kjo ata
Qytetarët gjilanas të cilët kanë votuar këta deputet, i pyesin ata se pse janë zgjedhur dhe kë po e e përfaqësojnë.
Pas asaj se qka po veprohet, qyteti i Gjilanit i cili është qyteti thuajse me më së shumti deputet në Parlament, ka zgjedhur deputetet që nuk janë aktiv, ata janë aktiv vetëm për t’ju përshtatur politikave të partive të tyre e për të qëndruar si marionet me gojë mbyllur.
Rruga e “tmerrit”, Gjilan -Prishtinë, është bërë e trishtueshme nga stërngarkesa, gropat gjatë rrugës dhe nga mos mirëmbajtja.
Tmerri po vazhdon, e qytetari po pëson ndërsa deputetët po bëjnë sehir me të parin e tyre duke i mbyllur sy e veshë sikur asgjë nuk po ndodhë.
Qytetar të nderuar, kujdesuni për vete në këtë rrugë të “tmerrit” se si duket kemi mbetur jetimë./Radio Star/