Para pak çasteve ka ndodhur një aksident në udhëkryqin, të cilin e njohin të gjithë tek Tregu i Veturave apo në hyrje të fshtatit Livoçë i Epërm shkruan Radio Star.
Kjo rrugë tashmë njihet si arenë e aksidenteve, pasi nuk kalon asnjë ditë pa pasur aksidente, madje në këtë rrugë aksidentet kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Dëshmitarët tregojnë se nga ky aksident përveç dëmeve materiale, ka edhe persona të lënduar, në vendin e ngjarjes tani kanë dalë edhe organet e rendit si Policia e Kosovës dhe Ambulanca.
Banorët e asaj ane kërkojnë nga organet kompentente të marrin masa të duhura, pasi veturat zhvillojnë shpejtësi të madhe, ata kanë thënë zgjidhja më e mirë për të parandaluar aksidentet është të vendoset ndonjë semaforë./radiostar/