Rruga magjistrale Gjilan-Ferizaj është në gjendje të rëndë infrastrukturore shkruan Radio Star.
Në disa pamje të siguruara nga Radio Star shihet se në fshatin Cërrnicë, asfalti është i dëmtuar dhe me shumë gropa.
Gropa të mëdha dhe asfalti i prerë në disa pjesë të kësaj rruge janë sfidat që përballen vozitësit çdo ditë.
Qarkullimi i veturave në këtë pjesë është tejet i vështirë, ku qytetarë janë ankuar se u janë dëmtuar edhe veturat.
Si rezultat, qarkullimi i makinave në këtë pjesë të rrugës është i vështirësuar.
Qytetarët kërkojn që sa më shpejt të marrin masa si nga komuna por edhe nga Qeveria, që kjo rrugë të jetë e qarkullueshme dhe mos të ketë pengesë në komunikacion./radiostar/