Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Jeta Statovci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se janë miratuar disa projekte që i ka propozuar ajo, shkruan Gazeta Sinjali.
Këto projekte kanë të bëjnë me ndihmën për pacientët me fibrozë cistike, ndërtimin e çerdhes në fshatin Batllavë, ndërtimi i zonës ekonomike në Podujevë dhe rregullimin e disa rrugëve.
Statovci ka prezantuar projektet që iu aprovuan sot e që kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve:
Mbështetje për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, në programin Trajtimi i pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore në vlerë 1,000,000 euro shtesë.
Ndihmë ndaj pacientëve me “Fibroze Cistike” në vlerë prej 306,000 euro.
Ndërtimi i çerdhes në fshatin Batllavë, në Komunën e Podujevës në shumë prej 100,000 euro.
Ndërtimin i Zonës Ekonomike në Podujevë ne shume prej 200,000 euro
Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan me fshatrat tjera – Podujevë në shume prej 400,000 euro;
Rregullimi i rrugës në fshatin Turuçicë, Komuna e Podujevës në shumë prej 200,000 euro;
Ndërtimi dhe asfaltimin i Rruges Kalatic-Brainë, Bervenik-Lagjëja-Avdullahu. Komuna e Podujevës, në shumë prej 200,000 euro
Rregullimi i përrockës Ternavicë Bellopojë, Komuna e Podujevës, në shumë prej 60,000 euro
Rehabilitimi me zhavor i rrugës Murgull – Bellosicë në Komunen e Podujevës, me gjatësi rreth 8km, ne shumë prej 60,000 euro
Rregullimi i rrjetit te ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës në Lagjen 028 Bardh i Madh si dhe Fshatin Sllatinë e Madhe, në shumë prej 300,000.00 euuro
Rehabilitimi i plotë i Stacionit Transfer dhe pjesës para stacionit në lagjen Ali lbra në Komunën e Gjakovës, në shumë prej 250,000.00 euro
Asistence në ndërtimin e databazes për nënat vet-ushqyese nga Ministria e Financave dhe mbështetje në vlerë prej 50,000 euro.