Pas reshjeve të borës, ekipet e Komunës së Gjilanit me operatorët ekonomik, po qëndrojnë në terren për të hapur rrugët në qytet dhe në fshatra.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça ka konfirmuar se të gjitha rrugët në qytet dhe fshatra janë të hapura dhe të kalueshme.“Vazhdimisht jemi në terren për të parë nga afër punimet nga ana e operatorit. Deri tani mund të konfirmoj se të gjitha rrugët janë të hapura. Deri tani nuk kemi pasur asnjë ankesë nga qytetarët për ndonjë problem.
Korça apelon te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar.