Ndizet pragndeshja Zvicër-Serbi! E konsideruar shpesh si “përfaqësuesja B” e Shqipërisë, mediet zvicerane janë përpjekur të shpërqëndrojnë kundërshtarët e tyre pikërisht në pikën më të dobët, te Kosova dhe yjet e saj që përfaqësuesja helvete i ka në gjirin e saj.
Futbollistët shqiptarë të Kosovës do të luajnë edhe në ndeshjen kundër Serbisë, me simbolet e Kosovës në këpucët e tyre, duke kërkuar fitoren ndaj përfaqësueses serbe, në një shenjë hakmarrjeje për luftën dhe gjithçka ka ndodhur mes dy shteteve tashmë.
Ndeshja Serbia-Zvicra luhet nesër nga ora 20:00, në kuadër të Grupit E.