Pas shumë vitesh përpjekjesh dhe sfidash ndaj emrave të mëdhenj të futbollit evropian, Drita më në fund shkroi historinë. Edhe pse në të kaluarën shpesh u përball me shorte të vështira, skuadra gjilanase gjithmonë la përshtypje me paraqitjet e saj dinjitoze.
Viti 2025 do të mbetet i paharrueshëm për kampionin e Kosovës, pasi arriti për herë të parë në fazën e grupeve të një gare evropiane.
Në fazën e ligës, Drita dëshmoi karakter dhe cilësi, duke rivalizuar denjësisht edhe me skuadra me përvojë të madhe ndërkombëtare.
Me tetë pikë të grumbulluara, bardhekaltërit siguruan kualifikimin në fazën e eliminimit direkt — një arritje që asnjë klub kosovar nuk e kishte realizuar më parë.
Udhëtimi përfundoi në raundin e 1/16-ës ndaj Celjes, por Drita largohet me kokën lart, duke hapur një faqe të re dhe krenare në historinë e futbollit kosovar./Radio Star/

