Pasditen e së shtunës në fshatin Pidiç të Gjilanit një i mitur ka vdekë si pasojë e goditjes nga rryma elektrike
Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Gjilanit.
“Mund ta konfirmoj se rasti ka ndodhur dje, përmes Emergjencës në Gjilan jemi informuar për një rast, një person i moshës së mitur është sjellë pa shenja jete, dyshohet se ka vdekur nga goditja e korrentit elektrik”, kanë thënë nga policia.
Ndërkaq me vdekjen e të miturit nga Gjilani, shkon në 3 numri i viktimave nga goditja e rrymës këtë javë në Kosovë.