Ish-ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James Rubin gjatë dëshmisë në Hagë ka folur edhe për raportin e Dick Martyt, i cili akuzonte UÇK-në për trafikim droge dhe organesh.
Prokuroria ka lëshuar një deklaratë tij për këtë raport ku Rubin kishte shprehur kritika.
I pyetur në gjykatë për pretendimet e Martyt, ai tha nuk përfunduan askund.
Rubin tha se Gjykata Speciale është krijuar si pasojë e kërkesës së liderëve evropianë dhe amerikan ndaj Qeverisë së Kosovës.
“Mendoj që kjo gjykatë është themeluar me kërkesë të liderëve evropian dhe amerikan për Qeverinë e Kosovës .Mendoj që nuk përfunduan në hiç, nuk kishte asnjë zhvillim të këtyre akuzave”, ka thënë ai.
Rubin në ditën e dytë të dëshmisë ka dhënë kritika për gjykatën për zgjatje të procesit ndaj ish- krerë të UÇK-së.