Qeveria e Kosovës ia ka dhënë sot dritën jeshile Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat e Manastiri të Deçanit.
Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Avni Rudaku ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke thënë se ai mbetet demagog i pa përsëritshëm
Shkrimi i plotë:
Me Ligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, në vend të vendimit të Qeverisë, merr vendim vetëm Agjencia Kadastrale e Kosovës, është agjenci ekzekutive, e cila vendosë në rastet e caktuara mbi Zyrën Komunale të Kadastrit, jashtë kufirit administrativ të komunës.
Qeveria shkeli Ligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, përkatësisht Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili dikur e kritikonte Hashim Thaçin dhe ishte kundër pranueshmërisë, ngjashëm siç mendonte gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu.
Albin Kurti mbetet demagog i papërsëritshëm.
Po ta bënte Agjencia Kadastrale e Kosovës, do të mirëkuptohej, pasi që e ka autorizimin final për çështjet e pronës së paluajtshme, në emër të zbatimit të vendimit të organit më të lartë të interpretimit të Kushtetutës, siç është Gjykata Kushtetuese.