Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se java tjetër do të jetë vendimtare për të shpëtuar ekonominë.
Ai ka numëruar ditën që kur Kosova zyrtarisht është përfshirë nga Covid-19, duke thënë se as pas 123 ditësh, asnjëra nga masat në përkrahje të biznesit nuk është implementuar në tërësi.
Sipas Rukiqit, rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra punëtore e ndërmarrje të sektorit privat.
Postimi i plotë i tij:
Sa per rikujtim:
123 dite nga fillimi zyrtar i pandemise ne Kosove dhe deri sot:
– Asnjera nga masat ne perkrahje te biznesit nuk eshte implementuar ne teresi
Java tjeter eshte vendimtare per te shpetuar ekonomine. Rishikimi i buxhetit eshte shpresa e fundit per mijera e mijera punetore dhe ndermarrje te sektorit privat.