Dy persona të afërt me negociuesit Rusi-Ukrainë, kanë thënë se Rusia i ka ofruar në tavolinë Ukrainës tri propozime.
Sipas gazetarit bullgar Christo Grozev, propozimet kanë qenë si në vijim:
•Zelensky mbetet president vetëm për formalitet, por Rusia përcakton Yuriy Boykon si kryeministër;
•Ukraina të njohë republikat e Luhanskut, Doneskut dhe Krimenë;
•Jo anëtarësim në NATO.
Sipas Grozev, Zelensky u është përgjigjur këtyre propozimeve me një “jo” të prerë.
Një gjë të tillë pothuajse e ka konfirmuar edhe sekretari i Kremlinit, Dmitry PeskovAi kishte deklaruar më herët se Rusia i ka thënë Ukrainës se mund të ndalojë operacionin në çdo moment. Vetëm nëse Kievi përmbush kushtet ruse: Ukraina duhet ta njohë Krimenë si ruse, si dhe pavarësinë e Doneskut dhe Luhanskut; Ukraina duhet të ndryshojë Kushtetutën dhe të heqë dorë nga pretendimet e saj për t’u anëtarësuar në “bllok”.